Pritje e “çmendur” e tifozëve në Greqi për Mavrajn

Mërgim Mavraj u prezantua ditën e sotme te skuadra e Aris.

Sport

14/09/2018 22:59

Të shumtë ishin tifozët që dolën në rrugët e Selanikut për të pritur mbrojtësin shqiptarë.

Në prononcimin për mediat, Mavraj u shpreh:

“Faleminderit të gjithëve për pritjen. Jam shumë i lumtur që jam këtu në një vend special. Kam parë fushën e lojës, por tani po mundohem të imagjinoj se si do të jetë kur do të zbres në fushë përpara tifozëve të tillë. Basha më ka treguar shumë gjëra të mira, të cilat më bindën që të vija këtu.

Tani më mbetet të takoj shokët e skuadrës, trajnerin, të ndjej atmosferën në dhomat e zhveshjeve dhe pres me padurim që të luaj”, u shpreh Mavraj. 32-vjeçari pritet të aktivizohet në ndeshjen e 22 shtatorit përballë Janinës së Andi Lilës në transfertë.