Pritje deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova në Dheu i Bardhë
Në pikën kufitare të Dheut të Bardhë po shënohen pritje deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova, sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, raporton lajmi.net. Pritje më të shkurtra ka në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët po presin deri në 30 minuta për dalje. Ndërkohë në…

Lajme
Në pikën kufitare të Dheut të Bardhë po shënohen pritje deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova, sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, raporton lajmi.net.
Pritje më të shkurtra ka në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët po presin deri në 30 minuta për dalje.
Ndërkohë në Jarinjë, pritjet për hyrje në Kosovë janë deri në 30 minuta, ndërsa për dalje deri në 15 minuta.
Në pikat tjera kufitare, hyrje-daljet po zhvillohen normalisht dhe pa pritje të gjata./lajmi.net/