Prishtina, tepër e fortë për Besën
Prishtina mposhti pa problem Besën me rezultat 4:0 në Superligën e Kosovës në futboll.
Sport
Prishtina ka mposhtur Besën me rezultat të thellë 4:0 në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e trajnerit Mirel Josa fitoi lehtësisht me golat nga Gauthier Makenda, Ahmed Januzi dhe Ergyn Ahmeti në pjesën e parë.
Kurse, Ahmeti realizoi edhe në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.
Në takimin tjetër, dueli mes Vllaznisë dhe Gjilanit përfundoi pa gola, 0:0. /Lajmi.net/
Rezultatet:
Prishtina – Besa 4:0
Vllaznia – Gjilani 0:0