Prishtina starton me fitore

Hendbollistet e Prishtinës e kanë nisur me fitore edicionin 2020/2021 në Superligën e Kosovës.

Sport

11/10/2020 00:00

Prishtina të shtunën në ndeshjen hapëse të stinorit të ri e ka mposhtur KHF Kastriotin me rezultat 36:31.

Që në pjesën e parë prishtinaset krijuan epërsi prej gjashtë golave, 18:12.

Te Prishtina me efikasitet u dalluan E. Kurteshi me 9 gola dhe Sh. Mehmeti me 8 gola të realizuara.

Te skuadra e Kastriotit, E. Beqiri i shënoi 8 gola kurse P. Gashi ndeshjen e mbylli me 7 gola. Ndeshja është luajtur në Ferizaj. /FHK/