Prishtina mposht me lehtësi Ulpianën

Ekipi kryeqytetas ka vazhduar formën pozitive.

Sport

27/11/2021 15:05

Prishtina ka arritur të mposht Ulpianën me rezultat 0-3, shkruan lajmi.net.

Leotrim Kryeziu ishte ai që shënoi dy gola për Prishtinën, ndërsa një tjetër e realizoi Besnik Krasniqi.

Vendasit patën poashtu raste të mira shënimi, por pa arritur të bëjnë diçka serioze.

Me këtë fitore tani Prishtina ngritet në vendin me katërtë me 24 pikë, kurse Ulpiana zë vendin e shtatë me 17 pikë.

Për Prishtinën është kjo ndeshja e pestë pa humbje, duke dëshmuar formën pozitive që po kalojnë momentalisht. /Lajmi.net/