Prishtina demolohet në miqësore me skuadrën ukrainase – pëson katër gola

Prishtina po vazhdon të qëndrojë në Turqi, në kuadër të fazës përgatitore për stinorin e ri.

Sport

22/01/2022 19:17

Atje, kryeqytetasit kanë zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e Chornomoresti Odesa, por nuk kaluan aspak mirë, përcjell lajmi.net.

Prishtinasit janë mposhtur me rezultatin 4:0, nga skuadra që garon në nivelin elitar të futbollit ukrainas.

Borislav Tsonev (30′), Nazarius Rusin (32′), Vanzhav (69′) dhe Titasville (79′) realizuan golat për ekipin ukrainas.

Prishtina e nisi ndeshjen me këtë përbërje: Haxho, B. Krasniqi, Pllana, Mici, Karabeci, Boshnjaku, Mankenda, Mone, Hoti, E. Krasniqi, John.

U aktivizuan edhe: Cenaj, Zeka, Ismajli, Aliu. Kryeziu, Tolaj, Shabani, Prapashtica.

Prishtina miqësoren e radhës e zhvillon ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau më 26 janar. /Lajmi.net/