Prindërit vrasin veten pasi që djali tyre vdes nga kanceri

Një çift i martuar në Romani kanë bërë vetëvrasje, pasi që djali i tyre ka ndërruar jetë nga sëmundja e kancerit.

Fun

20/10/2019 15:42

Njerëzit të cilët nuk të emëruar, u gjetën afër trupit të djalit 9 vjeçar Cristian Dimitris Arava, në apartamentin e tyre në  Constanta.

Këto vdekje që kanë ‘copëtuar zemrën’ e njerëzve ka ndodhur menjëherë pas vdekjes së Cristian. Ishin fqinjët ata të cilët e gjetën trupin e çiftit, të cilët të dytë ishin 46 vjeçar, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Është gjetur se edhe gruaja edhe burri e kanë vrarë vetën në të njëjtën mënyrë. Trupi i gruas ishte i shtrirë pranë djalit të saj dhe i mbuluar. Burri është gjetur në kuzhinë.

Po ashtu, pas vdekjes së djalit të tyre e kanë shkruaj një letër me 13 faqe për të dhënë lamtumirën e fundit. Sipas, hulumtuesve është raportuar se në atë letër shihet qartë stresi që kanë kaluar prindërit e djaloshit të sëmurë nga kanceri ata ishin të mbushur me hidhërim e me dhembje të madhe shpirtërore.

Në një postim në blog, nëna e djaloshit para shtatë viteve kishte shkruar:

U ndjeva sikur isha duke vdekur brenda kur kam marr vesh për diagnostifikimi. Nuk mund ta shpreh dhembjen që dy prindër mund ta ndjenjë kur marrin vesh për një lajm kaq të hidhur. Ai është vetëm dy vjeç. /Lajmi.net/