Prindërit nuk marrin gjumë të mjaftueshëm 6 vite pasi që lindin fëmijët
Sipas fondacionit nacional të gjumit, të rritur kanë nevojë për gjumë jo më pak se 7 deri 9 orë gjatë natës.
Lifestyle
Por, egziston një problem i vogël që është e pamundur të gjendet një zgjidhje. Të posalindurit nuk i kushtojnë vëmendje këtyre rekomandimeve, duke i mbajtur zgjuar prindërit e tyre.
Hulumtuesit kanë mbledhur të dhëna të gjumit për 4,659 prindër nga viti 2008 e deri në vitin 2015, raporton “Bright Side”, transmenton lajmi.net.
Rezultatet treguan se përgjatë 3 muajve të parë me një fëmijë, nënat flejnë mesatarisht 1 orë më pak se sa në të kaluarën. Ndërsa, baballarët, jo për tu befasuar kanë tendencë të flenë më shumë se gratë e tyre.
Ky informacion është mjaft io rëndësishëm sepse mungesa e gjumit mund të shkaktojë probleme të ndryshme, shpeshë edhe kritike. Mund të shkaktojë, probleme me koncentrim, shtim peshe, dhe probleme të ndryshme shëndetësore. /Lajmi.net/