Princ William tregon aftësitë e tij jashtë aspektit mbretërorë

Gjatë një takimi në Galway, Duka i Kembrigjit tregoi aftësitë e tije në një lojë duke i qëndruar afër edhe gruaja e tij Kate.

Fun

05/03/2020 20:47

William dhe Kate të cilët ishin në një udhëtim për tre ditë në Irlandë, ishin të ftuar në një event special ku ishin të ekspozuara Komuniteti i Cirkut Galway dhe projekti i basketbolli Hoops, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Duka shfaqi talentin e tij me tre topa që i menaxhonte mjaftë mirë duke i hedhur në ajër njërin pas tjetrit, më pas provon me katër topa, por i dështon në momentin kur qeshi dhe topat ranë në tokë.

Fillimi  ditës së fundit ishte i zymtë pasi koha ishte e keqe, dhe kur arritën në Galway iu deshën të paktën 30 min që të aterronin pasi një re e madhe i shkaktoi probleme helikopterit.

Së fundi, çifti vizitoi Tig Coili, një vend tradicional Irlandez në qendër të qytetit Galway, ku ata takuan edhe njerëzit që jetonin aty që ishin vullnetarë që të promovonin të mirat e qytetit të tyre.

Më pas, ata takuan edhe persona publik të vendit. William dhe Kate do ta përfundojnë vizitën e tyre në Irlandë duke vizituar klubin Gaelic Athletic Association. /Lajmi.net/