Presidentja Shiroka-Pula merr në Presidencë këshilltaren e Haxhiut, aktivisten e njohur të Vetëvendosjes

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur formimin e kabinetit të saj presidencial, duke emëruar Berita Abazin në pozitën e shefes së stafit. Sipas informacioneve, Abazi ka qenë më herët shefe e stafit të Albulena Haxhiut, ndërsa aktualisht është edhe asambleiste e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, raporton lajmi.net Në këtë pozitë, ajo është…

Lajme

08/10/2026 19:14

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur formimin e kabinetit të saj presidencial, duke emëruar Berita Abazin në pozitën e shefes së stafit.

Sipas informacioneve, Abazi ka qenë më herët shefe e stafit të Albulena Haxhiut, ndërsa aktualisht është edhe asambleiste e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, raporton lajmi.net

Në këtë pozitë, ajo është autorizuar edhe për emërimin e pjesëtarëve të tjerë të kabinetit presidencial, përfshirë asistentët.

Kujtojmë se Berita Abazi, këshilltarja politike e u.d e Presidentes Albulena Haxhiu, fitoi 2,851 euro nga OJQ-ja “Integra”, e cila bashkëhartoi ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në Prishtinë.

Shuma është deklaruar në formularin e pasurisë për vitin 2024, por sipas ligjit, zyrtarët e lartë nuk mund të marrin pagesë për pjesëmarrje në organizata joqeveritare përveç kompensimit të shpenzimeve, gjë që nuk është respektuar në këtë rast.

Ndryshe, Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës më 6 tetor, me 81 vota të deputetëve, ndërsa më 7 tetor mori zyrtarisht detyrën përmes ceremonisë së inaugurimit./Lajmi.net/