Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë. Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë aktivitetit ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin e ri gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.
Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë aktivitetit ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin e ri gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar rolin e Gjermanisë në promovimin e paqes dhe demokracisë, duke e lidhur këtë edhe me historinë e bashkimit të shtetit gjerman.
“36 vjet më parë, Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribouar për paqe dhe stabilitet në botë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar gjithashtu se Gjermania ka qenë një prej shteteve që ka dhënë mbështetje të rëndësishme për Kosovën gjatë procesit të shtetndërtimit.
“Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe për këtë, populli ynë do të jetë përgjithmonë mirënjohës”, ka deklaruar Haradinaj.
Haradinaj ka shprehur edhe vlerësimin e tij për vazhdimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, në një kohë kur Kosova përballet me zhvillime të rëndësishme politike dhe institucionale.