Presidentja pranon Raportin e Progresit nga ambasadori Schuebel: Kosova është vend proevropian, anëtarësimi në BE synim strategjik i yni
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i cili i ka dorëzuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vendin. Gjatë takimit, presidentja ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve evropiane, transmeton lajmi.net. Sipas njoftimit, Shiroka…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i cili i ka dorëzuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vendin.
Gjatë takimit, presidentja ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve evropiane, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit, Shiroka Pula ka ritheksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Kosovës, duke theksuar rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit dhe funksionimit demokratik të institucioneve.
“ Kosova është vend proevropian dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, ambasadori Schuebel e ka përgëzuar presidenten për qasjen e saj konstruktive dhe përpjekjet për të kontribuar në frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës.
Në këtë takim, presidentja ka vlerësuar edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës evropiane të vendit./lajmi.net/