Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA, vjen reagimi nga Khamenei: Nuk do ta ndryshojnë “armiqësinë” e SHBA-së ndaj Teheranit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar se kushdo që beson se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA do të ndryshojnë qëndrimin e Uashingtonit ndaj Teheranit, është “thellësisht i gabuar”. “Çdokush që ende ushqen qoftë edhe një shpresë të vogël se sistemi i dominimit mund ta ndryshojë sjelljen e tij ose t’u nënshtrohet…

Bota

04/11/2026 16:25

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar se kushdo që beson se rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA do të ndryshojnë qëndrimin e Uashingtonit ndaj Teheranit, është “thellësisht i gabuar”.

“Çdokush që ende ushqen qoftë edhe një shpresë të vogël se sistemi i dominimit mund ta ndryshojë sjelljen e tij ose t’u nënshtrohet ndryshimeve partiake dhe fraksionale, apo që beson se lëshimet ndaj SHBA-së mund ta largojnë atë nga armiqësia ndaj popullit iranian, është thellësisht i gabuar”, citohet të ketë thënë Khamenei nga agjencia shtetërore iraniane IRNA.

Udhëheqësi suprem nuk është parë në publik që nga emërimi i tij në fund të shkurtit, pasi sulmet amerikano-izraelite vranë babanë dhe paraardhësin e tij në fillim të këtij viti.

Lufta e përbashkët amerikano-izraelite në Iran u bë një nga temat kryesore të fushatave zgjedhore në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Kjo ndodhi pasi dhuna në rajon gjatë këtij viti shkaktoi rritjen e çmimeve të benzinës dhe naftës për miliona familje në mbarë botën, përfshirë edhe në SHBA.