Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Nesër në Bruksel, do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në këtë Samit, nga Kosova do të marrë pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina. “Me ftesë të institucioneve të BE-së, Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor”, ka thënë Kupina.…

Lajme

16/12/2025 16:44

Nesër në Bruksel, do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në këtë Samit, nga Kosova do të marrë pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

“Me ftesë të institucioneve të BE-së, Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor”, ka thënë Kupina.

Samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa në takim do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Sipas BE-së, Samiti do të shërbejë si një mundësi për të demonstruar dhe rikonfirmuar forcën e marrëdhënieve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe përfitimet që ato u sjellin qytetarëve.

Në përfundim të samitit do të miratohet Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. /Lajmi.net/