Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Buxhetin 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të buxhetit të miratuar nga Kuvendi. Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, transmeton lajmi.net. “Presidentja e ka dekretuar dje Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës…

Lajme

28/02/2026 18:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të buxhetit të miratuar nga Kuvendi.

Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, transmeton lajmi.net.

“Presidentja e ka dekretuar dje Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026”, ka deklaruar Kupina.

Buxheti për vitin 2026 u miratua në Kuvendi i Kosovës më 20 shkurt, me 62 vota për dhe 36 kundër. Projektligji nuk mori mbështetjen e partive opozitare.

Vlera totale e buxhetit të miratuar arrin rreth 4 miliardë euro./lajmi.net/