Presidenti i Shqipërisë të hënën vjen në Kosovë, takohet me Konjufcën 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Kështu u bë e ditur nga Kuvendi përmes një komunikate për media, ku u shtua se takimi do të zhvillohet ditën e hënë duke filluar nga ora 12:15, shkruan lajmi.net. “Të hënën, 15 gusht 2022, Kryetari i Kuvendit të…

Lajme

12/08/2022 14:59

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kështu u bë e ditur nga Kuvendi përmes një komunikate për media, ku u shtua se takimi do të zhvillohet ditën e hënë duke filluar nga ora 12:15, shkruan lajmi.net.

“Të hënën, 15 gusht 2022, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj”, thuhet përveç tjerash në komunikatë.

Duhet shtuar se që nga zgjedhja e tij si president që u bë pak kohë më parë, kjo është vizita e parë e Begajt në Kosovë. /Lajmi.net/