Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takohet me nipin e heronjve Fahri e Bahri Fazliu
Fahri Fazliu i ri, nipi i Heronjve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu, është takuar me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Sipas njoftimit, takimi është zhvilluar në një atmosferë respekti, mirënjohjeje dhe fryme kombëtare, duke vënë në pah rëndësinë e ruajtjes së vlerave, historisë dhe trashëgimisë kombëtare, transmeton lajmi.net. Në njoftim thuhet se…
Lajme
Fahri Fazliu i ri, nipi i Heronjve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu, është takuar me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sipas njoftimit, takimi është zhvilluar në një atmosferë respekti, mirënjohjeje dhe fryme kombëtare, duke vënë në pah rëndësinë e ruajtjes së vlerave, historisë dhe trashëgimisë kombëtare, transmeton lajmi.net.
Në njoftim thuhet se ky takim pasqyron përkushtimin ndaj figurave historike dhe idealeve për të cilat u angazhuan Fahri dhe Bahri Fazliu, si pjesë e kujtesës dhe identitetit kombëtar.
Takimi është zhvilluar në Vuthaj të Malit të Zi.
Postimi i plotë i Fahri Fazliut të ri:
Takim vëllazëror me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj, në Malësinë e Madhe, në Plavë e Guci.
Një takim i mbushur me respekt, mirënjohje dhe frymë kombëtare, në shërbim të vlerave që na bashkojnë.
Respekt dhe mirënjohje!/lajmi.net/