Facebook dhe Instagram bien nga funksioni për herë të dytë brenda 72 orëve
Facebook dhe Instagram ranë përkohësisht nga funksioni për herë të dytë që nga e diela. Ndërprerja, e cila nisi rreth orës 12:45, në kulmin e saj preku më shumë se 5.000 përdorues në këto dy platforma të mediave sociale, shkruan Metro.co. Sipas të dhënave deri në orën 13:00, rreth 4.400 përdorues kishin vështirësi për të…
Auto & Tek
Facebook dhe Instagram ranë përkohësisht nga funksioni për herë të dytë që nga e diela.
Ndërprerja, e cila nisi rreth orës 12:45, në kulmin e saj preku më shumë se 5.000 përdorues në këto dy platforma të mediave sociale, shkruan Metro.co.
Sipas të dhënave deri në orën 13:00, rreth 4.400 përdorues kishin vështirësi për të hyrë në Facebook, ndërsa afro 600 raportuan probleme me Instagramin.
Rreth 300 persona raportuan gjithashtu probleme me përdorimin e Facebook Messenger, sipas Downdetector, platformë që monitoron ndërprerjet e shërbimeve në internet.
Shumica e përdoruesve hasën probleme gjatë përdorimit të aplikacioneve në telefon, si për shembull ngecja në një faqe gabimi kur përpiqeshin të hynin në llogaritë e tyre.