Presidenti i La Liga-së, Tebas: Reali ka para për blerjen e Mbappe dhe Haaland

Presidenti i La Liga-së, Javier Tebas ka hedhur 'bombën' për situatën financiare të Real Madridit.

Sport

13/09/2021 16:35

Tebas thotë se “Los Blancos” kanë para të mjaftueshme për blerjen e dyshes sulmuese Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, transmeton lajmi.net.

Tebas për Partidazocope, tha se klubi madrilen ka para të mjaftueshme për të nënshkruar me të dy në verën e ardhshme.

“Real Madrid ka para të mjaftueshme për të transferuar të dy, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland verën tjetër”.

Ndërkohë, Mbappe verën tjetër do jetë agjent i lirë nëse nuk rinovon me PSG dhe Reali thuhet se ka marrëveshje personale ku do e paguajnë plotë 30 milionë euro për sezon.

Kurse, Haaland ka klauzolë të lirimit vitin tjetër me vlerë 75 milionë euro./Lajmi.net/