Presidenti i La Liga-s, Tebas: Largimi i Messit nuk do ndikojë në “El Clasico”, ashtu siç nuk ndikojë largimi i CR7

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka dhënë një deklaratë interesante lidhur me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

09/03/2021 07:53

Argjentinasit në fund të edicionit i skadon kontrata dhe nuk dihet nëse do rinovojë, derisa kërkohet me ngulm nga Manchester City dhe PSG-ja, transmeton lajmi.net.

Por, Tebas mendon se largimi i Messit nuk do ndikojë në “El Clasico”, ashtu siç nuk ndikojë largimi i Cristiano Ronaldos.

“Ndeshja nuk do ndryshohet me largimin e dy lojtarëve. Largimi i Cristianos nuk ndikojë dhe largimi i Messit duhet të mos ndikojë gjithashtu”, tha ai për OnSport.

Ndërkohë, Barcelona ende s’ka arritur ta mposht Realin në “El Clasico” kur në krye është Zinedine Zidane./Lajmi.net/