Presidenti i klubit nga Serie A: Duhet ta pranojmë, sezoni përfundon këtu

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero insiston se “ne duhet të pranojmë se sezoni përfundon këtu” në Serie A.

Sport

09/04/2020 09:19

Pandemia e COVID-19 duket se është në një trajektore në rënie në Itali, kështu që FIGC po mendon që lojtarët të fillojnë stërvitjet dhe pastaj edhe garat.

Sidoqoftë, jo të gjithë pajtohen që ky sezon duhet të vazhdojë, pasi Sampdoria i është bashkuar Brescias, duke bërë thirrje për përfundimin e tij.

“Ne duhet të fillojmë të organizohemi, sepse duhet të pranojmë se sezoni përfundon këtu”, i tha Ferrero për ‘Telenord’, përcjell lajmi.net.

“E them me zemër të rëndë, sepse dua të rifillojmë, por vetëm kur të shoh stadiumin tonë të bukur me tifozë që i godasin bateritë e tyre”.

“E pash Sampdoria – Verona pas dyerve të mbyllura dhe më dhemb shpirti që ta shikoja duke u luajtur në heshtje. Si mund të festosh një rezultat në atë peizazh të shkretë”./Lajmi.net/