Presidenti Donald Trump pas marrëveshjes Kosovë-Serbi: Një tjetër fitore
Donald Trump ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për kthimin e linjës së fluturimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lajme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për kthimin e linjës së fluturimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai këtë marrëveshje e ka konsideruar historike.
“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter. /Lajmi.net/
Everyone said it couldn’t be done. But for the first time in a generation, there will be direct flights between Serbia and Kosovo. Another win. Thanks to @WHNSC Ambassador Robert O’Brien and Ambassador @RichardGrenell! pic.twitter.com/0qSLryG96B
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 21, 2020