“Pres liri për të gjithë” Endrit Thaçi arrin në Gjykatë

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka arritur tek hyrja e objektit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Ai tha se pret që vendimi të jetë në favor të të gjithë të akuzuarve, ndërsa theksoi se për më shumë detaje do të flasë pasi të përfundojë shpallja e vendimit. “Pres liri për të gjithë,…

Lajme

16/09/2026 08:36

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka arritur tek hyrja e objektit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ai tha se pret që vendimi të jetë në favor të të gjithë të akuzuarve, ndërsa theksoi se për më shumë detaje do të flasë pasi të përfundojë shpallja e vendimit.

“Pres liri për të gjithë, për më shumë detaje pas vendimit do të prononcohem”, u shpreh Endrit Thaçi teksa po hynte në Gjykatën Speciale në Hagë.