Premtimi i Berishës për tifozët e Lazios
Valon Berisha pret me padurim debutimin te Lazio.
Sport
Valon Berisha mezi pret debutimin te skuadra e Lazios.
Mesfushori kosovar ende është në pritje të paraqitjes së parë me ekipin nga Roma pas transferimit nga Salzburg, gjatë afatit kalimtar të verës.
Berisha ka munguar në xhirot e para në Serie A.
Por, ka dëshirë të madhe ta shijojë fushën e Serie A, përcjell “lajmi.net”.
“Do të kalojmë mirë së bashku, mezi pres të filloj”, u shpreh Berisha për “Lazio Style Radio 89.3”. /Lajmi.net/