Premierliga sjell dy duele interesante, Liverpool – WBA dhe Wolves – Tottenham
Sot pritet të luhen dy duele interesante në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë, Liverpool pret në "Anfield" skuadrën West Bromwich Albion ndërsa Wolverhampton Wanderers luan ndaj Tottenham Hotspur.
Sport
Sot pritet të luhen dy duele interesante në Premierligë, Liverpool kërkon të forcojë pozitën e parë në tabelë, “The Reds” kërkojnë tre pikë ndaj West Brom.
Ndërsa, “The Baggies” pas shkarkimit të trajnerit Slaven Bilic, tani duken si skuadër tjetër nën drejtimin e Sam Allardyce dhe mund të krijojnë probleme.
Liverpool qëndron në pozitën e parë me me 31 pikë gjithsej, ata kanë regjistruar në pesë ndeshjet e fundit tre fitore dhe dy barazime.
West Brom gjendet në pozitën e 19-të me 7 pikë total, ata në pesë ndeshjet e fundit kanë regjistruar tre humbje, një barazim dhe një humbje.
Në këtë ndeshje pritet të mungojnë lojtarë si: Joe Gomez, Van dijk, Kostas Tsimkas dhe Diogo Jota, ndërsa Thiago Alcantara, James Milner dhe Xherdan Shaqiri janë në dyshim, transmeton lajmi.net.
Për mysafirët Robson-Kanu mund të mos paraqitet këtë ndeshje poashtu edhe Jake Livermore është i suspenduar, përndryshe ata kanë skuadrën e plotë.
Wolverhamton Wanderers pret skuadrën londinze Tottenham Hotspur.
“Spurs” gjenden në vendin e tetë me 25 pikë gjithsej, në rast të fitores ata mund të ngjiten në pozitën e tretë nësë arrijnë golaverazh më të mirë se Leicester City.
Wolves gjenden në pozitën e 11-të me 20 pikë total, ata kanë regjistruar tre humbje dhe dy fitore në pesë ndeshjet e fundit.
Për londinezët pritet të mungojnë Tanganga dhe Lo Celso, ndërsa për Wolves mungojnë Raul Jimenez dhe Jonny Castro./Lajmi.net/