Premierliga, më e ‘populluara’ në Botëror
Premierliga është kampionati më i ‘populluar’ në Botëror. Në fakt, nga liga angleze, në Brazil do të luajnë 105 futbollistë. Pas saj renditen Serie A, Bundesliga dhe La Liga.
Sport
Botërori do t’i ketë në gjirin e tij yjet që luajnë rreth e përqark globit, por Premierliga është kampionati më i ‘populluar’ me lojtarë në evenimentin që do të mbahet në Brazil.
Në fakt, nga kampionati anglez, në Botëror do të luajnë 105 lojtarë, ndërsa ndiqet nga Serie A, Bundesliga dhe La Liga.
Ligat me më së shumti përfaqësues në Botëror
1. Premierliga e Anglisë 105 lojtarë
2. Serie A e Italisë 81
3. Bundesliga e Gjermanisë 73
4. La Liga e Spanjës 62
5. Ligue 1 e Francës 47
6. Premierliga e Rusisë 34
7. Liga MX e Meksikës 26
8. Super Lig e Turqisë 24
9. Primera Division e Portugalisë 22
10. MLS e SHBA-ve 22