Premier League: Mbijeton Leedsi – bien Burnley, Watford e Norwich

Leeds United ka siguruar mbijetesën në Premier League.

Sport

22/05/2022 19:14

Skuadra e Leeds United ka siguruar qëndrimin në Premier League me një fitore ndaj Brentford, shkruan lajmi.net.

Leeds shënuan golin e fitores në minutën 90+3, për të marrë tri pikë ndaj Brentford me rezultatin 1:2.

Nga liga ra Burnley që pësoi humbje 1:2 ndaj Newcastle.

Watford dhe Norwich veçse ishin konfirmuar si skuadra të rëna nga liga edhe para kësaj xhiroje. /Lajmi.net/