Premier League: City luan ‘finalen’ ndaj Wolves, synon hapin tjetër drejt titullit
Manchester City ka punë për të kryer sonte në kuadër të Premier League.
Sport
Skuadra e Pep Guardiola ka mbetur në garë për titullin e kampionit në Premier League, ku edhe shihet si favorite për të triumfuar.
Për të arritur deri te një triumf, ‘Citizens’ duhet të fitojnë ndeshjet e tyre të mbetura dhe sonte kanë ‘finalen’ e parë, shkruan lajmi.net.
Manchester City luan në udhëtim kundër skuadrës së Wolverhampton Wanderers, në kërkim të tri pikëve.
Fitorja e mbrëmshme e Liverpool e bën të domosdoshëm triumfin e City, për të mbajtur distancën në pikë në pozitën e parë.
Manchester City luan në udhëtim kundër Wolves sonte me fillim nga ora 21:15. /Lajmi.net/