Precedenti: Anglia dorëzon ndeshjen me Islandën?

Anglia mund të humbasë ndeshjen kundër Islandës falë vendimit të autoriteteve të tyre.

Sport

11/11/2020 08:44

Ndeshja kundër Islandës në Ligën e Kombeve është në program më 18 nëntor, tre ditë pas vizitës së “Vikingëve” në Danimarkë, nga ku autoritetet britanike nuk i lejojnë ata të hyjnë në vend. Kjo është arsyeja pse ndeshja e ”Wembley” është në diskutim.

Autoritetet britanike nuk kanë ndërmend të bëjnë një përjashtim edhe për futbollistët dhe t’i përmbahen rreptësisht protokollit.

Kjo është arsyeja pse negociatat midis drejtuesve të Shoqatës Angleze të Futbollit dhe autoriteteve britanike vazhdojnë çdo ditë.

Nëse të dy palët nuk arrijnë një kompromis, Anglia do të humbasë ndeshjen me rezultat zyrtar prej 3:0. /Lajmi.net/