Potter përshëndetet me Brighton, flet për kalimin te Chelsea: Mendoj se është koha për sfidë të re
Graham Potter është përshëndetur me skuadrën dhe tifozët e Brighton. Chelsea ka emëruar Graham Potter si trajner të ri dhe anglezi është shprehur se kjo mund të jetë pikërisht koha e duhur për këtë hap përpara. “Kane qenë tri vite të shkëlqyera me një klub që ndryshoi jetën time dhe dua të ju përshëndes të…

Sport
Graham Potter është përshëndetur me skuadrën dhe tifozët e Brighton.
Chelsea ka emëruar Graham Potter si trajner të ri dhe anglezi është shprehur se kjo mund të jetë pikërisht koha e duhur për këtë hap përpara.
“Kane qenë tri vite të shkëlqyera me një klub që ndryshoi jetën time dhe dua të ju përshëndes të gjithëve që bëtë këtë periudhë të karrierës sime kaq speciale”, ka thënë Potter, transmeton lajmi.net.
“Ndoshta s’ju bind dot të gjithëve të më falni për largimin – por së paku mund t’iu falënderoj. Shpresoj të kuptoni se në këtë fazë të karrierës sime, ndihem sikur është koha të provoj një aventurë të re. Ndihem person dhe trajner më i mirë me eksperiencat që kisha aty”, shtoi mes tjerash trajneri.
Potter do të ketë një test të vështirë te Chelsea, ku skuadra është në një krizë rezultatesh. /Lajmi.net/