Portugalia nuk fiton as ndaj Austrisë (VIDEO)
Portugalia e ka regjistruar edhe barazimin e dytë në “Euro 2016”. Pasi luajtën 1:1 me Islandën në ndeshjen e parë, portugezët sonte barazuan me Austrinë 0:0
Sport
Portugalia është ndarë në barazim pa gola me Austrinë, në xhiron e dytë të fazës së grupeve.
Portugezët kishin raste të shumta të cilat nuk i konkretizuan, me Ronaldon që dështoi edhe nga penalltia.
Në grupin F kryeson Hungaria me katër pikë pas dy ndeshjesh, e ndjekur nga Islanda dhe Portugalia me nga dy, ndërsa Austria e ka një.
http://www.dailymotion.com/video/x4hbet4_ronaldo-missed-penalty-portugal-vs-austria-uefa-euro-2016_sport