Onkologjia në QKUK: Mbi 450 pacientë trajtohen çdo ditë, listat e pritjes zero
Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka njoftuar opinionin publik se gjatë çdo dite pune trajton një numër të madh pacientësh, duke ofruar shërbime të vazhdueshme në kimioterapi dhe radioterapi. Sipas njoftimit, çdo ditë trajtohen mbi 300 pacientë në mënyrë ambulatore me kimioterapi dhe mbi 150 pacientë me rreze, duke arritur…
Lajme
Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka njoftuar opinionin publik se gjatë çdo dite pune trajton një numër të madh pacientësh, duke ofruar shërbime të vazhdueshme në kimioterapi dhe radioterapi.
Sipas njoftimit, çdo ditë trajtohen mbi 300 pacientë në mënyrë ambulatore me kimioterapi dhe mbi 150 pacientë me rreze, duke arritur në gjithsej mbi 450 pacientë në ditë pune, transmeton lajmi.net.
Klinika thekson se puna zhvillohet normalisht, me fluks më të madh në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës ritmi i shërbimeve mbetet i qëndrueshëm. Po ashtu, numri i lartë i vizitave ndikohet edhe nga prania e familjarëve shoqërues, të cilët në shumë raste janë dy ose më shumë për një pacient.
Në njoftim theksohet gjithashtu se listat e pritjes janë zero si për shërbimin e kimioterapisë ashtu edhe për radioterapinë, duke e cilësuar klinikën si një nga institucionet me performancë të lartë në rajon në këtë fushë.
QKUK shton se synon zgjerimin e shërbimeve edhe në njësitë përbërëse në të ardhmen, varësisht nga mundësitë dhe rritja e kapaciteteve njerëzore, veçanërisht të specialistëve të onkologjisë.
Njoftimi i plotë: