Portieri i Man Cityt e provon veten si lojtar, befason me paraqitjen e tij
Që kur Ederson bëri një transferim prej 35 milionë funtesh në Manchester City në vitin 2017, aftësia e portierit me këmbët ka qenë mbresëlënëse aq sa shumë kanë besuar se ai do ishte i aftë të luante edhe si lojtar.
Sport
Ish-portieri i Benficas ka shfaqur një lojë fantastike me këmbët e tij, duke realizuar dy asistime sezonin e kaluar për Sergio Aguero dhe Raheem Sterling.
Për më tepër, në një ndeshje ndaj Wolves ai u mërzit duke qëndruar në zonën e tij sa doli në mesfushë për të bërë tre driblime, transmeton lajmi.net.
Por si do paraqitej në fushë për 90 minuta 25-vjeçari? Ederson na dha një paraqitje të shkurtër të asaj që ai është i aftë ta bëjë në një lojë bamirësie që r organizoi në vendlindjen e tij së bashku me këngëtarin brazilian MC Guimê.
I veshur me fanellën me numrin 10 dhe duke luajtur së bashku me Gabriel Jesus, Ederson shënoi dy herë në fitoren 5-4 për ekipin e tij.
Një nga golat e tij mund ta ndiqni më poshtë, ndërsa ai i pari u shënua nga pika e bardhë. /Lajmi.net/
Ederson and Jesus played in a little friendly, where Ederson played in midfield throughout the game
This was one of his goals pic.twitter.com/UwA17I9ivi
— 9, (@Gabiszn__) July 22, 2019