Imer Mushkolaj: Kuvendi pati miratuar një rezolutë edhe në shkurt ku kërkohej proces i drejtë- rezolutat janë kot
Në seancën e sotme pritet të miratohet deklarata e përbashkët kundër vendimit të Hagës. Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se Kuvendi mblidhet sot për të miratuar një rezolutë, që sipas tij një e tillë ishte miratuar edhe në shkurt të këtij viti duke këkruar nga Gjykata Speciale proces të drejtë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare…
Lajme
Në seancën e sotme pritet të miratohet deklarata e përbashkët kundër vendimit të Hagës.
Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se Kuvendi mblidhet sot për të miratuar një rezolutë, që sipas tij një e tillë ishte miratuar edhe në shkurt të këtij viti duke këkruar nga Gjykata Speciale proces të drejtë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mushkolaj tha se rezolutat janë kot.
Sipas tij edhe më kot ëshët Kuvendi i cili dy javë pas aktgjykimit të Hagës, mezi mblidhet me e votu një rezolutë.
Reagimi i plotë:
Kuvendi mblidhet sot me e miratu një rezolutë. Një rezolutë e pat miratu edhe në shkurt të këtij viti, duke kërkuar nga Gjykata Speciale proces të drejtë ndaj ish-krerëve të UÇK’së.
Rezolutat janë kot. Edhe ma kot Kuvendi i cili, dy javë pas aktgjykimit të gjykatës, mezi mblidhet me e votu një rezolutë. Qr./Lajmi.net/