Porosia që “shpëtoi” Romën – çka shkruhet në letrën e Mourinhos për Patricion që iu dërgua nga një mbledhës i topave?

Trajneri Jose Mourinho ka angazhuar një mbledhës të topave, për të dërguar një mesazh te portieri i Romës, Rui Patricio, në mënyrë që të mbronte rezultatin kundër Fiorentinës, në ndeshjen e zhvilluar fundjavën që lamë pas, përcjell lajmi.net. Portugezi duhej të merrte masa, për të shmangur një rezultat më të keq, pas largimit me karton…

Sport

11/12/2023 10:40

Trajneri Jose Mourinho ka angazhuar një mbledhës të topave, për të dërguar një mesazh te portieri i Romës, Rui Patricio, në mënyrë që të mbronte rezultatin kundër Fiorentinës, në ndeshjen e zhvilluar fundjavën që lamë pas, përcjell lajmi.net.

Portugezi duhej të merrte masa, për të shmangur një rezultat më të keq, pas largimit me karton të kuq të Lukakut, teksa më herët ishte ndëshkuar edhe Zalewski me përjashtim, kështu që shpiku një urë komunikimi me portierin nëpërmjet djalit të topave, të cilit i dha një letër me shënime.

Porosia u krye me sukses. Rui Patricio bëri atë që duhej, në një moment u shtri në tokë si i dëmtuar dhe Roma mundi të mbronte pikën ndaj Fiorentinës.

Roma barazoi 1:1 me Fiorentinën, në stadiumin “Olimpico”, në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Me këtë pikë, Roma është në pozitën e katërt me 25 pikë gjithsej. Fiorentina është e shtata me 24 pikë./Lajmi.net/