Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për narkotikë – kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale lidhur me narkotikët. Në kuadër të hetimeve, është publikuar fotografia e të dyshuarit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij, transmeton lajmi.net. Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit policorë të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik…

Lajme

09/09/2025 18:52

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale lidhur me narkotikët.

Në kuadër të hetimeve, është publikuar fotografia e të dyshuarit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit policorë të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Pejë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, po hetojnë një rast që lidhet me veprat penale:

  • “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe

  • “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.”

“Publikimi i fotografisë së të dyshuarit bëhet me qëllim të kërkimit të bashkëpunimit nga qytetarët, për të ofruar çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e tij,” thuhet në njoftimin e Policisë./lajmi.net/