Policia në Ferizaj kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje në një market

Policia Rajonale në Ferizaj, kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e dy personave të dyshuar. Rasti ka të bëjë me veprën penale “Vjedhje”, e cila dyshohet se ka ndodhur me datë 19.08.2026, në rrugën “Rexhep Bislimi”, në një qendër tregtare (market)  në Ferizaj. “Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë e personave të dyshuar,…

Lajme

05/10/2026 10:03

Policia Rajonale në Ferizaj, kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e dy personave të dyshuar.

Rasti ka të bëjë me veprën penale “Vjedhje”, e cila dyshohet se ka ndodhur me datë 19.08.2026, në rrugën “Rexhep Bislimi”, në një qendër tregtare (market)  në Ferizaj.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë e personave të dyshuar, të cilë dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast. Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes:

Numrit emergjent 192

Stacionit më të afërt policor

Apo faplikacionin digjital ”Lajmero policinë”

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe garantimin e sigurisë publike”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: