Policia me detaje: 20 zyrtarë të lënduar në protestën e mbrëmshme, sot do të ketë masa të shtuara sigurie

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë për protestën e paralajmëruar për sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Policia ka bërë të ditur se do të angazhojë…

Lajme

06/10/2026 11:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë për protestën e paralajmëruar për sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Policia ka bërë të ditur se do të angazhojë njësi policore për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa varësisht nga zhvillimet në terren mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në rrugët përreth zonës së protestës.

Në njoftim, Policia ka përmendur edhe zhvillimet e protestës së mbrëmshme, duke thënë se disa protestues kanë hedhur vazhdimisht mjete piroteknike, fishekzjarrë dhe mjete të forta në drejtim të objekteve shtetërore dhe zyrtarëve policorë.

“Policia e Kosovës, me qëllim të vënies së situatës nën kontroll, mundësimit të lirisë së lëvizjes dhe parandalimit të eskalimit të mëtejshëm të situatës, është detyruar të veprojë ndaj personave që kanë shfaqur dhunë, duke përdorur mjetet e ligjshme policore, sprejin, gazin lotsjellës si dhe topin e ujit për shpërndarje të turmës”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, tre persona janë arrestuar për mosrespektim të thirrjeve policore dhe shkelje të ligjit. Dy prej tyre, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

Si pasojë e zhvillimeve gjatë protestës, 20 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 12 qytetarë/protestues dhe një gazetar.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se, pas vlerësimeve pasoperacionale, për dyshimet e mundshme për tejkalim të autorizimeve policore ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), si autoritet kompetent.

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që protestën ta zhvillojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike, duke respektuar ligjet dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë.

Sipas Policisë, në menaxhimin e situatës kanë kontribuar edhe ekipet mjekësore, zjarrfikësit dhe institucionet e tjera emergjente.

Ndërkohë, zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm edhe sot në terren për të garantuar sigurinë publike, lirinë e lëvizjes dhe mbarëvajtjen e protestës.