Policia e Kosovës konfiskon bluzat provokuese të rinjëve serb në Gazimestan

Serbë ia kanë mësyrë Gazimestanit për të marrë pjesë në kremten e Vidovdanit.

Lajme

28/06/2021 13:24

Vetura të shumta me serbë ia kanë mësyrë Gazimestanit për të marrë pjesë kremten e Vidovdanit, që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët janë në hyrje të Gazimistanit ua kanë konfiskuar disa bluza disa të rinjve serb e të cilat konsideroheshin si provokim dhe nxitje të urrejtjes.

Për sigurinë e tyre dhe respektimin e rendit po përkujdesen edhe pjesëtarët e  KFOR-it./Lajmi.net/