Policia deklarohet për protestën e sotme në veri, thuhet se gjithçka shkoi qetë

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhej me mbarëvajtjen e protestës së sotme të serbëve në veri të vendit. Sipas policisë, protesta e paralajmëruar e disa qytetarë serbë është zhvilluar e qetë si dhe protestuesit janë shpërndarë. Protesta në fjalë ishte në shenjë pakënaqësie si dhe kundërshtimi për mundësinë e hapjes së urës së Ibrit…

Lajme

07/08/2024 12:56

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhej me mbarëvajtjen e protestës së sotme të serbëve në veri të vendit.

Sipas policisë, protesta e paralajmëruar e disa qytetarë serbë është zhvilluar e qetë si dhe protestuesit janë shpërndarë.

Protesta në fjalë ishte në shenjë pakënaqësie si dhe kundërshtimi për mundësinë e hapjes së urës së Ibrit në veri të vendit.

Ndryshe sipas informacioneve të para thuhet se në protestë pjesëmarrës ishin rreth 600 serbë.

“Sot, rreth orës 11:00, në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë Veri ka filluar të mbahet protesta e paralajmëruar e disa qytetarëve të nacionalitetit serb, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me situatën dhe deklarimet për hapjen e urës për qarkullim.

Sipas detyrës zyrtare, Policia e Kosovës është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit para, gjatë dhe deri në përfundim të protestës.

Rreth orës 12:00, protesta ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore”./Lajmi.net/