Policia bastis një vendbanim në Isniq të Deçanit, sekuestron kanabis, marihuanë e pajisje të tjera

Dy persona janë arrestuar në fshatin Isniq të Deçanit, pasi gjatë kontrollit të vendbanimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike dhe pajisje që dyshohet se lidhen me to. Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur shtatë bimë kanabis sativa, 28 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një mulli, një peshore elektrike dhe…

Lajme

29/09/2026 11:11

Dy persona janë arrestuar në fshatin Isniq të Deçanit, pasi gjatë kontrollit të vendbanimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike dhe pajisje që dyshohet se lidhen me to.

Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur shtatë bimë kanabis sativa, 28 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një mulli, një peshore elektrike dhe dy telefona.

“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 7 bimë kanabis sativa, 28 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një mulli, peshore elektrike dhe dy telefona”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.