Policia arrestojnë 77-vjeçarin që bënte “kult seksual” me vajza të reja

Policia ka bërë publike pamjet e një 'kulti seksual' të mbajtur në veri të Italisë, ndjekësit e të cilit ishin gra të reja, të cilave iu shpërla truri dhe u abuzuan nga një burrë 77-vjeçar i vetëquajtur Doktori.

Fun

20/07/2020 19:21

Oficerët kryen bastisjen të dielën kundër këtij grupi, me qendër në qytetin Novara, afër Milanos, me dyshimin për skllavëri dhe abuzim seksual, përfshirë edhe vajza të reja, shkruajnë mediet e huajaa, transmeton lajmi.net.

Policia thotë se drejtuesi i kultit, identitetin e të cilit nuk e kanë publikuar ende, përdori një seri biznesesh, përfshirë shkolla vallëzimi, herbalistë, dyqane artizanale dhe një shtëpi botuese për të joshur gra, të cilat shpeshherë ishin të pasura, të cilat ai do t’i indoktrinonte më pas.

Si pjesë e indoktrinimit të tyre ato do t’i nënshtroheshin ‘dhunës së padurueshme dhe abuzimit të të gjitha llojeve’, tha policia.

Videoja e publikuar nga policia nga njëra nga shkollat e vallëzimit tregon një grup femrash me funde të shkurtra që kërcejnë në një kopsht, në një ritual të tillë.

Policia thotë se organizata u themelua 30 vjet më parë dhe ishte akoma aktive kur filluan bastisjen. /Lajmin.et/