Polici nuk e duroi humbjen
Një polic është arrestuar pasi kishte shtënë ndaj një shoku, në shenjë hidhërimi për humbjen e skuadrës së tij Liverpool, nga Arsenal të shtunën në kuadër të Premierligës. Polici është tifoz i Liverpoolit dhe nuk i duroi dot ngacmimet pas disfatës 2-0 të ekipit të tij në Emirates Stadium, ka njoftuar Daily Mirror. Dëshmitarët kanë…

Sport
Një polic është arrestuar pasi kishte shtënë ndaj një shoku, në shenjë hidhërimi për humbjen e skuadrës së tij Liverpool, nga Arsenal të shtunën në kuadër të Premierligës.
Polici është tifoz i Liverpoolit dhe nuk i duroi dot ngacmimet pas disfatës 2-0 të ekipit të tij në Emirates Stadium, ka njoftuar Daily Mirror. Dëshmitarët kanë thënë se ai nxori një armë dhe e qëlloi shokun e tij në gjoks.
Incidenti ndodhi në Durban, Afrikë të Jugut, pak pas përfundimit të ndeshjes. Një grup i shokëve ishin duke e shikuar ndeshjen së bashku, por shumica prej tyre ishin tifozë të Manchester Unitedit dhe njëri prej tyre e ngacmoi policin rreth rezultatit.
Një dëshmitar ka thënë se ai e nxori armën dhe tha: “Manchester United, kush?” dhe shtiu. Shoku i tij u rrëzua në tokë me plagë të rënda dhe u dërgua në spital për trajtim. Polici – i cili nuk është identifikuar – u arrestua dhe akuzohet për tentim vrasje.
Ai më pas është ankuar se nuk është ndjerë mirë dhe u trajtua në spital ndërsa mbetet nën përkujdesje policore.