Policët në veri sulmohen me shishe qelqi e mjete piroteknike, Elshani jep detaje

Mbrëmë pas mesnate, ka ndodhur një sulm me mjete piroteknike e shishe qelqi kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Mitrovicën e Veriut. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Elshani ka thënë se rasti është duke u hetuar. “Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, në një…

Lajme

09/12/2024 20:41

Mbrëmë pas mesnate, ka ndodhur një sulm me mjete piroteknike e shishe qelqi kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Mitrovicën e Veriut.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se rasti është duke u hetuar.

“Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, në një rrugë në Mitrovicë të Veriut nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës. Ka pasur hedhje edhe shishe të qelqit. Kemi biseduar me gjithë banorët që kanë qenë në atë ndërtesë”.

“Nuk ka të lënduar dhe se ky rast cilësohet si sulm ndaj personit zyrtar”.

“Situata vazhdon të jetë e qetë, por delikate në veri. Kudo që e kemi parë të arsyeshme kemi vendosur pjesëtarë të PK-së”, tha Elshani. /Lajmi.net/