Pogba rrezikon karrierën – prokurorët kërkojnë pezullim katërvjeçar
Një skandal pak muaj më parë u shkaktua nga rezultatet e testit të dopingut të Paul Pogba. Francezi ka rezultuar pozitiv me testosteron dhe nuk ka dalë në fushë prej disa kohësh që kur ka nisur procedimi ndaj tij, njoftojnë mediat italiane, përcjell lajmi.net. Asi i Juventusit refuzoi të pajtohej me Agjencinë Anti-Doping të Italisë…
Sport
Një skandal pak muaj më parë u shkaktua nga rezultatet e testit të dopingut të Paul Pogba.
Francezi ka rezultuar pozitiv me testosteron dhe nuk ka dalë në fushë prej disa kohësh që kur ka nisur procedimi ndaj tij, njoftojnë mediat italiane, përcjell lajmi.net.
Asi i Juventusit refuzoi të pajtohej me Agjencinë Anti-Doping të Italisë dhe çështja e tij do të përfundojë në gjykatë.
Sipas mediave italiane, prokurorët do të kërkojnë një pezullim maksimal prej katër vitesh për shkak të sjelljes së Pogba.
Nëse gjykata e pranon idenë e prokurorisë, Paul Pogba ndoshta do t’i duhet t’i japë fund karrierës së tij.
Lojtari i kombëtares franceze është 30 vjeç dhe nuk do të kishte të drejtë të luajë deri në vitin 2028.
Paul Pogba dështoi në testin e 20 gushtit pas ndeshjes mes Juventusit dhe Udineses. Për më keq për francezin, ai nuk luajti asnjë minutë në atë ndeshje dhe tashmë për shkak të konsumit të testosteronit, karriera e tij është në rrezik.
Pezullimet katërvjeçare janë standarde sipas rregullave të Agjencisë Botërore Anti-Doping./Lajmi.net/