Pogba dëshiron kalimin te Real Madridi vitin e ardhshëm

Futbollisti ende nuk ka rinovuar kontratën me Manchester United.

Sport

03/09/2021 11:24

Paul Pogba ka kontratë me Man Utd të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Futbollisti e ka nisur këtë edicion në mënyrë fantasike duke bërë pesë asistime në tri duelet e para në Premier Ligë.

Megjithatë, ai nuk ka vendosur ende të rinovojë kontratën me “Djajtë e Kuq” dhe mund të largohet verën tjetër si futbollistë i lirë.

Sipas gazetës ‘Marca’, mesfushori preferon një kalim te Real Madridi në vitin 2022.

Francezi thuhet se do të refuzojë të gjitha ofertat për rinovim nga United poashtu nga ekipet tjera pasi ëndërra e tij është të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Përveç Pogbas, te “Los Blancos” dëshiron të kalojë edhe Kylian Mbappe si lojtarë i lirë në verën e 2022. /Lajmi.net/