Podolski preferon pensionin para Tottenhamit
Lukas Podolski tashmë konsiderohet si një prej idhujve në mes tifozëve të Arsenalit, por e ka përforcuar edhe më tepër statusin e tij. Sulmuesi gjerman mori një pyetje në rrjetin social Twitter, ku gjatë një seance shumë tifozë patën rastin të pyesin Podolskin çka do të që u interesonte rreth tij. Një prej pyetjeve të…

Sport
Lukas Podolski tashmë konsiderohet si një prej idhujve në mes tifozëve të Arsenalit, por e ka përforcuar edhe më tepër statusin e tij.
Sulmuesi gjerman mori një pyetje në rrjetin social Twitter, ku gjatë një seance shumë tifozë patën rastin të pyesin Podolskin çka do të që u interesonte rreth tij.
Një prej pyetjeve të shkruara ishte: “Nëse do të mund të zgjedhje, a do të preferoje të luaje për Tottenhamin ose të pensionohesh”.
Podolski u përgjigj në mënyrë të cilën të gjithë tifozëve të Arsenalit do t’ju pëlqente ta dëgjonin, duke thënë: “Pensionohem”. Në rregull, rivaliteti mbi të gjitha.