Pochettino pas humbjes ndaj Monaco: Jemi akoma të lënduar prej eliminimit nga Champions League
Skuadra e Paris Saint Germain ka pësuar një humbje të thellë ndaj Monaco, në kuadër të Ligue 1.
Sport
PSG po e vuan akoma eliminimin nga garat e Champions League dhe duket se skuadra ka plagë që nuk do të mbyllet lehtë.
Parisienët u mposhtën 3:0 nga Monaco dhe sipas trajnerit Mauricio Pochettino gjithçka lidhet me eliminimin nga Champions League.
“Është e qartë se ajo që ndodhi në Champions League ka bërë dëm të madh. Skuadra duhet të pushojë nga ajo. Kjo nuk na lejon të japim paraqitjen më të mirë të mundshme”, ka thënë Pochettino, transmeton lajmi.net.
“Pauza e kombëtareve do të na mundësojë të ndryshojmë gjendjen mentale dhe të kthehemi ku e kemi vendin. Duhet të kthehemi në ndeshje me përgjegjësitë që ekzistojnë për të veshur këtë fanellë”, shtoi argjentinasi.
Humbja nuk ia rrezikon skuadrës së PSG pozitën e parë në tabelë, pasi ata kanë akoma 13 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt, Rennes. /Lajmi.net/