Pochettino ose Raul? Real Madrid duhet të zgjedhë zëvendësuesin e Zidanes

Real Madrid është ende duke kërkuar njeriu që do të zëvendësojë Zinedine Zidane, me opsionet që janë Mauiricio Pochettino ose Raul Gonzalez.

Sport

30/05/2021 22:28

Pochettino është në krye të PSG-së, por i hapur për t’u larguar, derisa Raul momentalisht është trajneri i Real Madrid Castilla, transmeton lajmi.net.

Pochettino sipas Diario AS, është zgjedhja e parë dhe kontaktet kanë nisur që ai të marrë drejtimin e “Los Blancos”.

Reali zyrtarisht nuk është në negociata me teknikun argjentinas që ka kontratë me PSG-në, andaj Florentino Perez e do Pochettinon në mënyrë që të bind edhe Kylian Mbappen për të mos rinovuar kontratën.

Tottenham gjithashtu mbetet në garë për Pochettinon, por ky i fundit është më i hapur për drejtimin e “Galaktikëve”.

Ndërkohë, projekti i Antonio Conte nuk e bindi Perezin, andaj nëse dështon Pochettino, drejtimin e klubit madrilen do ta marrë Raul./Lajmi.net/