Pochettino insiston: Mbappe e do shumë këtë klub

Skuadra franceze, PSG ka vazhduar me fitore duke mposhtur sot skuadrën e Clermont me rezultat 4-0.

Sport

11/09/2021 20:13

Golat për parisienët u shënuan nga Ander Herrera x2, dhe nga një gol nga Mbappe dhe Idrissa Gueye.

PSG tani qëndrojnë si lider të padiskutueshëm në tabelë me 15 pikë të grumbulluara, duke i fituar secilën nga pesë ndeshjet e para të këtij edicioni të ri.

Trajneri, Mauricio Pochetino u shpreh i lumtur për këtë fitore, gjersa ai nuk la pa folur edhe për Mbappen, duke insisituar se ai e dashuron klubin.

“Mbappé është një profesionist i madh. Ai është një lojtar shumë i madh dhe një djalë i mirë, ai ka shumë dashuri për këtë klub. Kylian e ka treguar gjithmonë që kur ka qenë këtu”, është shprehur argjentinasi. 

Spekulimet për Mbappen mund të zgjasin deri në verën e ardhshme, varësisht se çfarë do të vendosin klubi francez dhe lojtari.

Ka zëra se Real Madridi në janar mund të shkruajë një para-kontratë me Mbappen, në mënyrë që ai të jetë pjesë e klubit madrilen që nga 30 qershori kur atij i përfundon kontrata me PSG-në. /Lajmi.net